Shkalla e papunësisë në Bashkimin Europian arriti në 7,5 % në muajin nëntor, sipas zyrës së statistikave të Bllokut, Eurostat.
“I krahasuar me muajin tetor, numri i të papunëve në BE ra në 7,6 %, përkatësisht me rreth 222 mijë persona”, tha Eurostat.
Shkalla e papunësisë u rrit, gjithashtu, edhe në Eurozonë në nëntor me 0,9 pikë, respektivisht në 8,3 %, e krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Sipas Eurostat, afërsisht 16 milionë burra dhe gra në BE, përfshirë 13,6 milionë në Eurozonë, ishin të papunë në nëntor të vitit 2020. Eurozona përfaqëson 19 vendet anëtare të BE-së që përdorin euron si monedhë të vetme, ndërsa EU27 përfshin të gjitha vendet anëtare të Bllokut.//ATSH