Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar Serbrnë se mund të rikthejë reciprocitetin ashtu si qeveritë e kaluara të drejtuara nga Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.
Hotit thotë se çdo masë që Serbia e drejton nga Kosova, ashtu edhe Kosova do ia drejtojë Serbisë.
Më tej ai jep edhe verdiktin përfundimtar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose Kosova zbaton të gjitha masat e reciprocitetit pa përjashtim.
Edhe pse zgjedhjet janë më 14 shkurt, Hoti ka bërë me dije se shfuqizimi i reciprocitetit është bërë me afat për disa muaj që t’i hapej rrugë dialogut, por nëse dialogu s’përfundon me njohje reciproke atëhere rikthehet reciprociteti.