Greqi- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou ka reaguar menjëherë për deklaratën e Mevlut Cavusoglu.
Papaioannou konfirmon se nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga Turqia, por në rast se do të ketë atëhere Greqia do e pranojë për të diskutuar e negociuar ne bazë të ligjit ndërkombëtar.
“Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental.”- tha Papaioannou.