TIRANË– Atentat në Tiranë! Sino Llanaj, 42 vjeç dhe banues në Tiranë ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mësuar se Sino, binesmeni që u dhunua dhe u gjakos një javë më parë tek pallati për të cilin është në gjyq me ortakun e tij Albert Allmuça, është kthyer sot për të marrë hak.
Më katër persona të maskuar e të pajisur me shkopa bejsbolli, Sino u fut në pallat ku ndodhej Allmuça për të marrë hak për rrahjen që pësoi një javë më parë. Allmuça ndodhej në zyrën në hyrjen e këtij pallati, ku të maskuarit kanë vërshuar për t’i kthyer ‘monedhën’ kundërshtarit të ‘shefit’ të tyre, por e kanë pësuar keq.
Vetë Allmuça ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke lënë të plagpsur në lëmbë Sinon. Plumbat kanë kapur edhe një kalimtar të rastit, i identifikuar si Klodian Gomina bashkë me rojen e pallatit që ndodhej në vendin e ngjarjes. Dosja.al ka mësuar se përveç Allmuçës, kanë qëlluar me armë zjarri edhe rojet.
Policia po punon për të vënë në pranga Allmuçën si dhe për të identifikuar e arrestuar edhe rojet që kanë përdorur armë zjarri.
Si ka nisur sherri mes dy ortakëve?
Mësohet se sherri e ka zanafillën në sherrin mes dy ortakëve që kanë ndërtuar bashkë një pallat. Të dy janë në gjyq për 3 milionë euro, që i plagosuri Sino, i cili ka edhe më pak aksione ia ka borxh Allmuçës. Vetëm para pak ditësh në oborrin e këtij pallati ndodhi një sherr masiv ku i plagosur mbeti Sino.
Ndërsa në nëntor, në shenjë revolte Allmuça rreshtoi kamionët në hyrjen e pallatit që kanë ndërtuar dhe të gjithë ata qytetarë që kanë blerë shtëpi tek ‘borxhliu’, nuk futeshin dot brenda.
Sot sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armës ku mbeti i plagour sërish Sino.