Greqi- Pas daljes nga spitali, djali 27-vjeçar i shqiptarit që u ekzekutua pak ditë më parë në Greqi Edmond Llangozit, ka treguar për mediat e vendit fqinj, arsyet e krimit të rëndë.
Ai tha se gjithçka ka ndodhur për një borxh prej 600 euro, që vëllai i tij kishte marrë në Athinë. Me kokën të lidhur me një fashë për shkak të goditjes nga një plumb në pjesën e pasme të kokës gjatë atentatit në Agios Sostis, ai u shpreh se borxhi nuk ishte i lartë, por sa duket autorët kanë dashur të zgjidhin situatën me armë.
Djali u shpreh se babai i tij vdiq, duke mbrojtur fëmijët e tij. 27-vjeçari deklaroi se i ati ka marrë katër plumba gjithsej, njëra prej të cilave e ka goditur në zemër.