Ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, ka thënë të premten se bashkë me Kosovën nderon kujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut, e cila ka ndodhur 22 vjet më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave dhe më të dashurit e tyre, shkruan Rel.
Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në mars të këtij viti NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë.
Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13 500 persona, ndërsa 1 643 ende konsiderohen të pagjetur. Po e ndajmë sërish me ju dokumentarin që ka realizuar ekipi i Radios Evropa e Lirë për 20-vjetorin e kësaj masakre.