Kosovë- Shtatë viktima të reja nga koronavirusi janë shënuar të premten në Kosovë. Viktimat janë nga: Malisheva 3 raste dhe nga një rast në Dragash, Prishtinë, Rahovec dhe Vushtrri.
Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftohet se janë konfirmuar edhe 296 raste pozitive në COVID-19, nga 1.659 mostra të testuara.
Raste aktive aktualisht janë 5.164, ndërsa sëmundjen e kanë mundur edhe 526 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 55.135 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 48.572 janë shëruar ndërsa 1.399 kanë vdekur.