GREQI– Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chania të ishullit të Kretës, ku një çift të moshurish janë vrarë në mënyrë misterioze dhe i dyshuari kryesor mendohet të jetë një shqiptar.
Autoritetet greke po hetojnë mbi një person që hyri në banesën e të moshuarës e më pas e ka mbytur atë me shami. Trupi i së cilës është gjetur në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar ishte zhdukur dhe u gjet i vrarë në një shtëpi tjetër, i coptuar dhe i futur në një valixhe.
Sipas ekspertizave mjeko-ligjore, gruaja u gjet e mbytur me shami, e lidhur pas qafës së saj, raportojnë mediat e huaja.