Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Prizren. Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor u vra me thikë L.B., 15 vjeç, nga një bashkëmoshatar i tij.
Policia njoftoi se i riu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.
Shokë dhe të afërm të viktimës kanë publikuar fotografinë e tij në rrjete sociale, duke shprehur dhe lutjet e tyre për të.
Mësohet se viktima ishte nxënës i shkollës së Mjekësisë.
“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për këtë rast, mëngjesin e së martës në Prizren do të organizohet një protestë dhe do të bojkotohet për dy orë mësimi nëpër shkolla.