Në ditën e tij të fundit të plotë në detyrë, presidenti në largim Donald Trump mbajti një fjalim lamtumire nga Shtëpia e Bardhë.
Në mesazhin e fundit vetëm një ditë para inaugurimit të Presidentit të ri, Joe Biden, Trump foli me një ton ende sfidues, në videon e publikuar përmes llogarive zyrtare të qeverisë në mediat sociale.
Ne bëmë atë që kemi ardhur këtu për të bërë dhe shumë më tepër. Unë mora betejat e vështira, luftimet më të vështira, zgjedhjet më të vështira, sepse për këtë më zgjodhët të bëj”, tha ai.
Ai paralajmëroi se “rreziku më i madh” që tani përballet vendi ishte “një humbje e besimit në madhështinë tonë kombëtare”.