Kërkesat e avokatëve për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë refuzuar prej Gjykatës Speciale të Hagës.
Argumentat e avokatëve për ish-krerët e UÇK-së u cilësuan si të pamjaftueshme nga gjykatësi i procedurës paraprake.
Prej nëntorit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli apo dhe të tjerë janë në paraburgim të Hagës të akuzuar për një sërë akuzash, kryesisht për krime lufte gjatë gjenocidit në Kosovë dhe më pas.
Gjyqi i tyre mund të zgjasë edhe me vite.