Skënder Krasniqi është personi i cili vrau djalin e tij, Albertin, mesditen e sotme në Prishtinë.
Krasniqi është ish-luftëtar i UÇK-së, dhe fotot ku ka qenë ushtar janë postuar nga vetë Alberti në rrjetin e tij social. Në një foto të shpërndarë së fundmi në ‘Facebook’, teksa ishte me të atin, Alberti shkruante ‘Me haverin tem’.
Skënder Krasniqi sot njihet në Kosovë si biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit, ku punonte së bashku me djalin që vrau.