Prishtinë- Albert Krasniqi mbeti i vrarë dje në Prishtinë nga babai i tij, Skënder Krasniqi, tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Ndërsa, para 8 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij në rrjetet sociale në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë. Viktima ka qenë i martuar me ish-mis Kosovën në vitin 2006, Besa Gashi me të cilën ishte divorcuar përfundimisht këtë vit.
Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmenë të njohur në vend.