Në orët e para të mëngjesit, kampi ku janë të strehuar refugjatët sirianë dhe persona tjerë nga vendet tjera ka marrë flakë.
Sirena e zjarrfikësëve të Mitrovicës është dëgjuar nëpër qytet në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa kanë ndërhyrë në shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa në vendin e ngjarjes gjendet edhe Policia e Kosovës.
Edhe ditë më parë është raportuar për probleme të shumta në këtë vendqendrim të refuagjatëve, ndërsa pranë tyre gjenden edhe njësia për ndërhyrje të shpejta e Policisë së Kosovës.
Zjarri nuk dihet si ka ndodhur, ndërsa policia po heton shkaqet që quan deri tek kjo zjarrvënie.