Prishtinë- Besa Gashi që në vitin 2006 mori kurorën e më të bukurës së Kosovës, e cila pak ditë më parë është zhdukur nga rrjetet sociale. Kjo pas raportimeve se ajo dhe Albert Krasniqi janë ndarë.
Prive raportoi javën e kaluar se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre, nga e cila ata kanë edhe një vajzë. Veprimi i Besa Gashit ka qenë i menjëhershëm, ajo ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale.
Por mbrëmë, kryeqyteti u shokua pas ngjarjes së rëndë ku babai i tij e vrau Albert Krasniqin. Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, kanë raportuar tutje mediat. Albert Krasniqi ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.