KOSOVË– Albert Krasniqi është biznesmeni që humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Kjo ngjarje tronditi kryeqytetin e Kosovës, pasi ngjarja u krye nga i ati.
Sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në Dragodan. Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe vëllai i vogël, Ylli. Ylli Krasniqi është djali i vogël i familjes Krasniqi, i cili udhëheq edhe biznesin ‘Përparimi’.
Ylli postoi disa fotografi në rrjetet sociale, teksa zgjodhi të mos shkruajë asnjë fjalë e që padyshim është shumë e kuptueshme pas rastit tragjik i cili ndodhi. Në një postim të dytë ai lajmëroi njerëzit se sot do të mbahet varrimi i vëllait.
Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën pasditen e djeshme. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.