• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Biden firmos disa urdhra ekzekutiv për luftimin e ndryshimeve klimatike

28/01/2021
in Botë
0
Biden firmos disa urdhra ekzekutiv për luftimin e ndryshimeve klimatike

Presidenti Joe Biden nënshkroi të mërkurën një numër aktesh ekzekutive për të luftuar ndryshimin e klimës, duke përfshirë ndalimin e dhënies me qira të tokës federale për nxjerrjen e naftës dhe gazit dhe ndërprerjen e subvencioneve për karburantet fosile, në vazhdën e politikave të gjelbra që ai thotë se do të nxisin zhvillimin ekonomik.

Urdhrat ekzekutivë shënojnë një përmbysje të politikave të paraardhësit të tij republikan Donald Trump, i cili u përpoq të maksimizonte prodhimin e naftës, gazit dhe qymyrit në SHBA duke hequr ose zbutur rregulloret për mjedisin.

“Për mendimin tim, ne kemi pritur tepër gjatë për t’u marrë me këtë krizë klimatike,” tha Presidenti Biden gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në dukje kërcënimet me të cilat përballet vendi nga intensifikimi i stuhive, zjarreve dhe thatësirave të lidhura me ndryshimin e klimës.

“Ky është një rast ku ndërgjegjja dhe komoditeti kryqëzojnë rrugë, ku përballja me këtë kërcënim ekzistencial për planetin dhe rritja e begatisë sonë ekonomike janë një dhe e pandarë. Kur mendoj për ndryshimin e klimës dhe masat për këtë qëllim, unë mendoj për vendet e punës,” shtoi Presidenti Biden.

Ai tha se ndërtimi i një infrastrukture moderne dhe elastike të lidhur me klimën dhe një e ardhme me energji të pastër për Shtetet e Bashkuara do të krijonte miliona vende pune të paguara mirë dhe të garantuara nga sindikatat. Fokusi i tij në çështjet e klimës është pritur mirë nga partnerët ndërkombëtarë dhe mbrojtësit e mjedisit, por ka shqetësuar kompanitë e mëdha të naftës, të njohura si “Big Oil”, të cilat argumentojnë se politika të tilla do t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara miliona vende pune dhe miliarda dollarë të ardhura në një kohë kur ekonomia është goditur nga pandemia COVID -19.

I dërguari i posaçëm amerikan për klimën John Kerry tha ndërkaq se Shtetet e Bashkuara kanë në plan të shpallin përpara një samiti ndërkombëtar të klimës, që zoti Biden do të mbajë në Ditën e Tokës më 22 prill, një objektiv për uljen e emetimeve të gazrave serë deri në vitin 2030, sipas marrëveshjes së Parisit për klimën. Zoti Trump e kishte braktisur marrëveshjen, por Presidenti Biden u rikthye në të javën e kaluar.

Kina kryeson botën dhe Shtetet e Bashkuara janë të dytat në emetimin e gazeve serë, të cilat shkencëtarët i lidhin me ngrohjen e klimës. Zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara do të punonin me Kinën por nuk do të sakrifikonin shqetësime të tjera të ngutshme për të bërë përparim në çështjet e klimës. Zoti Biden udhëzoi Departamentin e Rregullimit të Territorit të ndërpresë qiratë e reja të të tokës federale, apo ujërat në det të hapur për kërkimet e naftës dhe gazit “për aq sa është e mundur”.

Presidenti autorizoi një “rishikim rigoroz” të të gjitha praktikave ekzistuese të qiradhënies dhe lejeve në lidhje me nxjerrjen e karburanteve fosile në tokat dhe ujërat publike. Ai gjithashtu vendosi objektivin e ruajtjes së 30% të tokës dhe ujërave federale për të mbrojtur botën shtazore deri në vitin 2030 si dhe synimin për të dyfishuar prodhimin e energjisë së rinovueshme nga era në det, gjithashtu deri në vitin 2030.

Urdhrat do të ndikojnë sidomos në shtetet perëndimore, si dhe në sipërfaqet e shpimit në det të hapur kryesisht në Gjirin e Meksikës, të cilat së bashku përbëjnë rreth një të katërtën e furnizimit të naftës dhe gazit të vendit. Masat janë bërë objekt kritikash nga disa shtete që varen nga të ardhurat e shpimit. Një urdhër tjetër përcakton masat për klimën si një element thelbësor të politikës së jashtme të SHBA dhe të sigurisë kombëtare.

“Nuk është koha për masa të vogla. Duhet të tregohemi të guximshëm,” tha Presidenti Biden./ VOA

Tags: joe bidenluftimi i ndryshimeve klimatikeurdheraVoa
Previous Post

Vrau të birin në mes të Prishtinës, biznesmeni i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

Next Post

U vra nga babai i tij në mes të ditës, reagon vëllai i vetëm i Albert Krasniqit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
U vra nga babai i tij në mes të ditës, reagon vëllai i vetëm i Albert Krasniqit

U vra nga babai i tij në mes të ditës, reagon vëllai i vetëm i Albert Krasniqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër merr vendimin: Drejt Malit të Zi do të udhëtojnë vetëm…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.