Fier- Dyshohet se vrasësi i Shkëlzen Kastratit të jetë profesionist. Kjo pasi brenda ‘Range Roverit’ të djegur u gjet një armë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar ndaj Kastratit.
Policia ka gjetur brenda makinës një armë tip “Scorpion” me silenciator, e cila dyshohet se është përdorur nga autori. Bëhet fjalë për një automatik, me të cilën thuhet se është qëlluar ndaj 41-vjeçarit.
Shkëlzen Kastrati ka marrë një plumb në kokë, i cili i ka shkaktuar vdekjen e mënjëhershme duke qenë në timon.
Pas ngjarjes, autori është larguar me një makinë tip “Range Rover”, që u gjet e djegur në fshatin Daullas të Fierit.