Kosovë- Pesë viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë realizuar 2,192 teste prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 282 persona.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë shëruar 184 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 52.621 persona.