Me siguri e dini se çantës Hermès Birkin, iu vendos ky emër, në nder të ikonës së stilit francez Jane Birkin. Gjithashtu, e dini se lista për të blerë një çantë Hermès, mund të zgjasë me vite. Mirëpo, çfarë nuk dini rreth kësaj marke luksoze, që shumë mund ta ëndërrojnë, por vetëm disa mund ta bëjnë të tyrën.
Emri
Thierry Hermès themeloi perandorinë e modës, por emri Hermès gjithashtu vjen nga Perëndia greke e lajmëtarëve dhe tregtisë.
Dyqanet
Ka 315 dyqane ekskluzive Hermès në të gjithë globin.
Kelly dhe Birkin
Çantat e famshme Kelly dhe Birkin janë emëruar përkatësisht për Grace Kelly dhe Jane Birkin.
Kutitë portokalli
Kutitë portokalli Hermès fillimisht ishin me ngjyrë krem, më pas kafe e errët. Kutitë e para portokalli erdhën pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të mungesës së materialeve origjinale.
Duhen 48 orë për të bërë një Birkin
Të gjithë Birkins janë hartuar nga një artizan i vetëm, në një nga atelietë e markës. Secilit artizan i duhen 48 orë punë për të krijuar një çantë të vetme.
Ka rreth 200,000 Birkins në qarkullim
Hermès nuk merr më porosi të veçanta për çantën dhe klientët duhet të presin Birkins në nuancat që dëshirojnë, kur ato të mbërrijnë në dyqane.
Birkin më i shtrenjtë në botë u shit për 380,000 dollarë
Në maj, CHRISTIES vendosi një rekord botëror, kur ky krokodil mat Birkin me diamant u shit në ankand për 380,000 dollarë.
Jane Birkin ka vetëm 5 çanta me emrin e saj
Ajo përdor vetëm një Birkin gjatë gjithë kohës dhe i mban çantat e saj derisa të konsumohen./ Revista CLASS