KOSOVË-Kosova ka shënuar rritje të numrit të infektimit krahësuar me një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.303 teste dhe kanë rezultuar pozitiv 318 persona.
Ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë është 5. Ndërkohë që janë shëruar 214 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 53.231 raste.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.
Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 61.404 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.514 pacientë.