SERBI-Serbia ka ecur me ritme te shpejta vaksinimi. Sipas TheGuardian, autoritet shëndetësore në Serbia kanë ecur përpara me vaksinimin, duke u cilësuar i pari në Evropë, sipas një raporti.
Vendi i vogël ballkanik ka vaksinuar më shumë se 450,000 të popullsisë së tij prej shtatë milionësh në pothuajse dy javë, një normë që tejkalon të gjitha shtetet e tjera në Evropë përveç Britanisë.
Ndryshim përbën fati që shumica e vaksinave është nga gjigandi farmaceutik kinez Sinopharm.
Ndërkohë, që Bashkimit Evropian është bllokuar nga vonesat dhe polemikat, Serbia, e cila shtrihet jashtë kufijve të bllokut ka dalë përpara duke siguruar marrëveshje me prodhuesit kinezë dhe rusë. Popullsia në Serbi mund të zgjedh nëse do të marrë dozat e vaksinës Pfizer / BioNtech, Sputnik V dhe Sinopharm.
Që prej fillimit të pandemisë në Serbi janë shënuar 402.700 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 4,085 pacientë.