• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Deficiti buxhetor arrin rekordin e 890 milionë eurove në vitin 2020

12/02/2021
in Ekonomi
0
Deficiti buxhetor arrin rekordin e 890 milionë eurove në vitin 2020

Deficiti buxhetor, apo diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave, për mbulimin e së cilës qeveria ka qenë e detyruar të marrë borxh, arriti në një nivel historik rekord të pas tranzicionit në vitin 2020. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, ky deficit ishte 110 miliardë lekë, ose 890 milionë euro.

Ky është niveli më i lartë i deficitit që nga viti 1995, kur Ministria e Financave raporton të dhënat. Më herët, rekordi ishte në vitin 2009, në rreth 81 miliardë lekë, që përkon me periudhën e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Rritja e deficitit në 2020-n erdhi si rrjedhojë e rënies së të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Covid-19 dhe nevojës për shpenzime të shtuara për paketat mbështetëse për bizneset dhe individët, si dhe fondet e rindërtimit për tërmetin.

Sipas statistikave fiskale paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave në buxhet për vitin 2020 ishte 425 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.5%, ose 34.7 miliardë lekë (280 milionë euro) më pak sesa viti i kaluar.

Në kahun tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliardë LEK (92.5% të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.34 datë 16.12.2020). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9% më i lartë ose rreth 44.4 miliard LEK më shumë.

Gjithsesi, deficit buxhetor është 21 miliardë lekë më pak sesa plani i rishikuar prej 132 miliardë lekësh. Mosrealizimi lidhet me arkëtimin e të ardhurave buxhetore, po me rreth 20 miliardë lekë më pak në krahasim me planin, duke detyruar financat të kursejnë po njësoj në kahun e shpenzimeve, për të ruajtur parametrat e planifikuara të deficitit.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), deficiti buxhetor ka arritur në rreth 7%, nga 1.9% vitin e mëparshëm, duke qenë shumë larg mbi kufirin e deficitit në vite normale, që nuk duhet të jetë më i lartë se 2% e PBB-së. Por, për shkak të pandemisë dhe nevojave për rindërtim, ky rregull fiskal pritet të mos zbatohet deri në vitin 2024, kur parashikohet kthimi i tij në nivele normale, sipas kuadrit makroekonomik e fiskal.

Shtimi i shpenzimeve në një kohë që të ardhurat janë në rënie ka rritur dhe borxhin publik, që arriti në 80% të PBB-së në fund të 2020-s, nga 66.3% vitin e mëparshëm. Ashtu si me deficitin buxhetor, edhe borxhi publik parashikohet të ulet gradualisht për të arritur në 73.8% të PBB-së në vitin 2024.

Burimi: Ministria e Financave

Tags: borxhideficit buxhetorEkonomiashpenzime dhe te ardhura
Previous Post

‘Ditët e vështira kaluan, tani është koha për të rikuperuar energjitë’ horoskopi i Paolo Fox për datën 12 shkurt 2021

Next Post

Kostot ekonomike kërkojnë që e gjithë bota të vaksinohet sa më parë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kostot ekonomike kërkojnë që e gjithë bota të vaksinohet sa më parë

Kostot ekonomike kërkojnë që e gjithë bota të vaksinohet sa më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.