KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet ka certifikuar 28 subjekte politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për deputetë është 1 mijë e 032.
Dita e djeshme ishte, afati i fundit që partitë politike të bënin fushatë elektorale. Në Gazeta Express është publikuar, se çfarë nuk mund të bëjnë partitë politike në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë. Bëhet e ditur se në bazë të Neni 36., 24 orë para hapjes së Qendrave të Votimit ndalohet çdo veprim i subjekte politike që mund të ndikojë tek votuesit.
“1 Njëzetekatër (24) orë para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës, e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë: a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; b) bërja e fushatës në çfarëdo mënyre”, thuhet në Nenin 36, tëLigjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Po ashtu, specifikohet se edhe mediat ndalohet të publikojnë çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës, 24 orë para hapjes së vendeve të votimeve.
“1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve. 52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, thuhet tutje në Nenin 52, të po këtij Ligji.
Ndërsa, sipas Nenit 38., të po këtij Ligji, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), në raste se nuk zbatohet ndonjë prej këtyre rregullave.
“38.1 Shkelja e njërit nga këto nene të Kodit të Sjelljes të paraqitur në këtë Kapitull, në rastet kur këto shkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga KZAP-i. 38.2 Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 146 të këtij ligji. 38.3 Shkeljet e Kodit të Sjelljes të përcaktuara nga KZAP-i të cilat kanë tentuar të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve paraqesin vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet tutje në Ligj.
Si edhe në proceset e kaluara zgjedhore, procesi i votimit do të monitorohet dhe vëzhgohet nga mediat, organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian si dhe nga ambasadat edhe vendeve të ndryshme në Kosovë. Ndërkohë, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbarëvajtjen procesit si dhe transportimin e materialit zgjedhor.Ndërsa, në sipas Nenit 38., të po këtij Ligji, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP). Ndërsa, në sipas Nenit 38., të po këtij Ligji, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP).