Teksa sot votohet për qeverinë e re në Kosovë, pjesëmarrja në votime deri më tani është 8.3%. Ky informacion është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në një përditësim të procesit, kreu i KQZ-së, Valdete Daka ka bërë me dije se deri më tani kanë votuar 145 mijë e 650 qytetarë, nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues. “Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, ka thënë ajo.
Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.