Kosovë- Kryefjala e mediave në Serbi janë padyshim zgjedhjet në Kosovë. Ashtu si në mediat prestigjoze ndërkombëtare, ku citohet gjerë procesi zgjedhor, edhe në mediat serbe është komentuar gjatë procesi dhe qeveria e re.
Sipas tyre shkruhet se Lista Serbe, partia që përfaqëson serbët në Kosovë, ka arritur të marrë 10 komunat që banohen prej serbëve.
“Zgjedhjet ishin një referendum. Dialogu me Serbinë do të jetë prioritet i pestë a i ghjashtë për qeverinë”, shkruhet në artikullin e “Kurir” , ku citohet Albin Kurti dhe deklarata që ai tha teksa mbajti fjalimin, ku u shpreh se këto zgjedhje ishin referendum i popullit të Kosovës, kundër plaçkitjes dhe luftës që i është bërë vendit.