Kosovë- Kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet parlamentare. Mbledhja pritet të fillojë pas pak.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e kësaj force politike. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.