Lëvizja Vetëvendosje mori shumicën e votave në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, një ngjarje e komentuar nga ndërkombëtarët.
Prestigjozja spanjolle ‘El Mundo’ ka publikuar së fundmi një artikull dedikuar fitores së Albin Kurtit në Kosovë.
“Albin Kurti, ‘Che Guevara i Kosovës’ gati për të marrë pushtetin”– titullohet artikulli spanjoll ku Kurti krahasohet me revolucionarin e famshëm të Argjentinës, Che Guevara.
“I njohur ndryshe si Che Guevara i Kosovës, për taktikat e tij radikale, Kurti me VV fitoi me një rezultat të thellë me 50% të votive në zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë. Projekti i parë i Albin Kurtit është lufta ndaj korrupsionit që godet vendin prej dy dekadash tashmë. Kemi shumë punë për të bërë. Rruga është e gjatë! Këto zgjedhje ishin një referendum, shembulli i qartë i drejtësisë dhe punës që do të bëhet ndaj korrupsionit dhe padrejtësive që i janë bërë vendit. VV mori mbështetjen e presidents në detyrë, Vjosa Osmani, si simboli i gjeneratës së re, që e la mbrapa LDK-në.”- shkruhet në artikullin e gazetës spanjolle.
Në mbyllje të artikullit ‘El Mundo’ shkruan: ” Tashmë e kristalizuar në shpresat për ndryshim, pas mandatit nga ish-komandantë të UÇK-së, në luftën kundër forcave serbe, të cilët u akuzuan për plaçkitje dhe shkatërrim. Me nacionalizëm dhe program të majtë, Vetëvendosje është përcaktuar tashmë si një forcë provokuese në arenën e partive politike në Kosovë.”
Përktheu dhe përshtati nga spanjishtja Alba News