Para disa ditësh, Drejtori i Kadastrës Artan Lame, njoftoi publikisht, se kishte rezultuar i infektuar me “Covid”; dhe sipas rregullit do qëndronte 2 javë i mbyllur në banesë, deri në përfundim të afatit të përcaktuar mjekësor.
Por ditën e martë, vetëm 4 ditë më pas, Artan Lame doli në “FB” dhe u dha shqiptarëve, lajmin e mirë, se ishte kuruar e shëruar plotësisht nga epidemia dhe është rikthyer në zyrë me energji të reja.
Po a ka qenë Lame, i infektuar me “Covid”?
Burime konfidenciale nga Kadastra, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se Artan Lamen nuk e ka kapur “Covid”, por një “epidemi” tjetër, nga ato që do fillojë t’i hetojë BKH?
Sipas informacionit, Artan Lame ka patur mbi tavolinë, një “mal” me dosje pasurore e legalizimesh, të cilat duhej t’i firmoste me “përshpejtim”, sepse kështu ishte urdhëruar nga Rama e “këshilluar” nga “të fortët”, që i kanë zaptuar dhe ndërtuar jashtë ligjit.
Duke ditur që po afron nisja e aktivitetit të BKH, Artan Lame tentoi të bënte një lojë djallëzore; sikur gjoja ishte infektuar me “Covid” dhe ia delegoi detyrën me “kompetenca të plota”, vartëses së tij, Jeta Velaj, Drejtore e Njësisë Juridike dhe Kontrollit në Kadastër.
Delegimin e detyrës së Drejtorit, Lame ia bëri me Urdhër 2363, datë 21.10.2020; ndërsa bashkë me kompotencën, i dorëzoi dhe dosjet e pasurive e legalizimeve, që duhej të miratonte me firmë e vulë, bllokonte e anulonte dhe vendimet, që duhej të firmoste “me urgjencë”, gjatë ditëve që Lame do ishte “i sëmurë”.
Thuhet, se Drejtorja Juridike, Jeta Velaj, duhej të firmoste dosje pronash problematike në zonat Vlorë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Sarandë, Fier etj.; të cilat janë me pasoja penale për atë që i firmos, por dhe në situatë konfliktuale mes palëve: pronarë legjitim dhe zaptues e grabitës me letra false.
Duke qenë Drejtore Juridike, Jeta Velaj njeh jo vetëm ligjin, por dhe batërdinë pronësore që ka bërë Artan Lame, në bashkëpunim me drejtorët e kadastrave të këtyre zonave; ndaj refuzoi të hidhte firma dhe pas 3 ditësh dorëzoi kompetencat e dhëna.
Refuzimi që i bëri vartësja dhe presioni që po i bëjnë babloku e “të fortët”, për të firmosur dosjet e pronave preferenciale që ata kanë zaptuar, detyroi Artan Lamen të largonte vurusin “Covid” e të shërohej brenda 4 ditësh. Pamfleti