Itali- Ata janë katër të rinj shqiptarë të moshës nga 29 deri 40 vjeç, që banojnë midis Nocera Inferiore (Salerno) dhe Ankonës.
Karabinierët e Osimo paraqitën dokumentacionin e pasur hetimor ku i paraqitën gjykatësit 36 banesat e vjedhura nga të katërt shqiptarët. Tre muaj më parë, në pranga janë vendosur Laurenc Balla, Bledar Sala, 36 vjeç, Ibrahim Leski, 29 vjeç dhe Albert Kristani, 40 vjeç. Vlera e produkteve të vjedhura nga të cilët arrin në vlerat e rreth 200,000 euro. Pavarësisht se janë arrestuar në nëntor dhe ishin në arrest shtëpie, gjatë ditës së djeshme, u lëshuan sërish urdhër-arrestet për shkak se u zbuluan të jenë autor edhe për 30 vjedhjet e tjera.
Ata arrinin të ngjiteshin në katet e sipërme të ndërtesave duke përdorur ulluqet derisa arrinin në dritare apo ballkone. Ata hynin në shtëpi pavarësisht nëse aty ishin të pranishëm ose jo pronarët. E gjithë kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur për rreth tre javë, si në një fotokopje, në disa komuna. Në një shtëpi të vetme në Potenza Picena, ata morën para, florinj dhe xhevahire të vlerësuara në 130,000 euro në një lëvizje, episod që çoi karabinierët të jepnin një hetim të përshpejtuar.
Sipas mediave italiane gabimi që bëri të mundur kapjen e ‘skifterave’ shqiptarë ishin se ata kanë përsëritur të njëjtën strategji për shumë kohë.