Kosovë- Ditën e sotme, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Orlando përmes një postimi në Twitter shpjegon se gjatë takimit ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ai madje ka siguruar se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në integrimin Euro- Atlantik.
“Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando.