Kosovë- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 285 raste të reja me COVID-19.
Si pasojë e infektimit me këtë virus kanë humbur jetën pesë persona. Nga muaji mars deri më tani numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 277.356.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.