GREQI-Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi. Sipas mediave greke, oficerët e policisë nga nën-departamenti i mbrojtjes së të miturve, kanë arrestuar një mësues 62-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht ndaj një të mituri.
Arrestimi ndodhi ditën e djeshme, në Peristeri pas një ankese nga fëmija që tani është 15 vjeç dhe familja e tij.
Mësuesi 62-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijën nga mosha 8 vjeç deri më tani. Po ashtu, bëhet e ditur se ai kishte kryer veprime të papërshtatshme ndaj të miturit edhe para personave të tjerë. 62-vjeçari pritet të dërgohet në prokurori.