Kosovë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur sot që të shkohet në rinumërim të votave në 494 vendvotime.
Në mbledhjen e sotme të KQZ , u vendos se këto vendvotime të shkojnë në rinumërim për disa arsye si gabime me vendosjen e votës, gabime me formularët e rezultateve të kandidatëve, apo precedentë të tillë kur kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik, kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.
Në mbledhjen e KQZ, Burim Ahmetaj ka rekomanduar që këto vendvotime të shkojnë në rinumërim për arsyet e sipërpërmendura.