Kosovë- Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 236 raste të reja me koronavirus, nga 2.715 testime të kryera në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR.
Sipas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).