Kroaci- Shërbimi Sizmologjik i Republikës së Kroacisë raportoi një tërmet me epiqendër jo shumë larg Petrinja, afër Glinska Poljana.
Madhësia e tërmetit ishte 4,1 ballë. Thellësia e tij ka qenë rreth 10 km, nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar apo dëme materiale deri më tani.
Kujtojmë që një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Kroacinë pasditen e 29 dhjetorit të vitit që lamë pas. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra nga Petrinja. Ndërkohë që autoritetet thonë se janë ndjerë edhe lëkundje pas tërmetit.