Tiranë- Pak minuta para mesnatës së djeshme që ishte edhe afati i fundit i dorëzimeve të koalizioneve parazgjedhore, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso dorëzoi nëKQZ listën e koalicionit të PD me 12 parti aleate ku së bashku do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Risi në listë është koalicioni me partinë e ish-presidentit Bamir Topi, i cili “rikthehet” në shtëpi.
E ndërsa marrëveshja për të qenë në një koalicion u dorëzua, tashmë Lulzim Basha duhet të vendosë për renditjen e kandidatëve në listë, që duhet të dorëzohet në 5 mars në KQZ. Përballë PS-së dhe koalicionit të PD-së në zgjedhje do të jenë edhe dy aleanca të tjera, ALeanca dhe AOKBPEK ose ndryshe koalicioni që përbëhet nga partitë e Zef Shtjefnit, Selami Jenisherit, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi.