• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat, kosto shtesë edhe për familjarët

25/02/2021
in Ekonomi
0
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat, kosto shtesë edhe për familjarët

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familjarëve.

Burime nga operatorët e tregut pohojnë se çmimi i gazit për automjetet është rritur me 25 për qind ku nga mesatarja prej 40-45 lekësh/litri që tregtohej më parë tashmë mesatarisht tregtohet me 50-57 lekë.

Për kategorinë e familjarëve rritja është me 11 për qind. Nëse më herët një bombol mbushej me 90 lekë litri së fundmi ajo mbushet kundrejt 100 lekëve për litër.

Periudha më e lirë e tregtimit të gazit ishte në kohën e pas karantinës kur në bursa si gazi edhe nafta u ulën në mënyrë drastike e për rrjedhoje çmimi më i leverdishëm u transmetua edhe në tregje. Në atë kohë një litër gaz për bombolat familjare u tregtua me 85 lekë/litri ndërkohë që më vonë çmimet kanë vijuar të rriten gradualisht. E njëjta logjikë aplikohej në çmimet post-karantinë edhe për gazin për automjetet ku kostoja ishte më e lirë.

Pritshmëria e operatorëve të tregut lidhur me çmimin e gazit është që të ketë tendencë rritjeje njëlloj sikurse po ndodh edhe me naftën. Kjo lidhet me pritshmërinë për një rritje të kërkesës në vazhdim teksa kushtet e pandemisë mund të lehtësohen nën efektet e vaksinës dhe hapjes graduale të ekonomive si dhe faktit që shumë prej rafinerive ulën prodhimin më herët.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu sikurse ndodhi me naftën edhe çmimet e gazit po pësojnë rritje në mënyrë të shpejte e lidhur kjo me situatën e përgjithshme të ngricës në Teksas. Edhe në Europë konsumi ka qenë në nivele të qëndrueshme për shkak të dimrit realtivisht të vështirë dhe karantinave të detyrueshme në një pjesë të mirë të vendeve. Por kjo është balancuar nga një kërkesë më e ulët e industrisë dhe biznesit që po punon nën kapacitet.

Ekspertët e tregjeve ndërkombëtare presin që të ketë një rritje të kërkesës në pranverë e cila do të konsumojë një pjesë të mirë të stokut të krijuar të gazit dhe paralelisht me këtë tërheqje presin dhe rritje të çmimit.

Koha e pafavorshme edhe në zonën e Gjirit ka bërë që të ketë më pak transport gazi drejt tregjeve duke lënë sasinë më të limituar. Kompanitë e transportit detar u shprehën se kishte rrezik në kushte mjegulle që zgjati thuajse një javë ndaj ngarkesat ishin vonuar.

Bloomberg pret që tregtia e gazit të rritet me 6 për qind këtë vit ndërsa në skenën globale rritja që vazhdoi edhe gjatë vitit 2020 pavarësisht pandemisë u udhëhoq nga Kina./Monitor.al

Tags: albanewscmimi i gazitrritet me 25 % cmimii gazit
Previous Post

‘Sot do të keni nevojën për të njohur njerëz të rinj,’ horoskopi nga Paolo Fox për këtë të enjte

Next Post

ZYRTARE/ PD ka gati koalicionin me 13 parti, Basha dorëzon listën në KQZ (DOKUMENTI)

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Sot afati i fundit për koalicionet parazgjedhore, Basha firmos marrëveshjet me aleatët

ZYRTARE/ PD ka gati koalicionin me 13 parti, Basha dorëzon listën në KQZ (DOKUMENTI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Mjeku psikiatër, Neli Demi

    “INFLAMACIONET DHE MUNGESA E OKSIGJENIT NË TRU”/ PSIKIATRI I NJOHUR TREGON FAKTORËT E VETËVRASJEVE NË SPITALE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.