Bruksel- Kryeministri Edi Rama këtë të hënë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë evropian si Ursula von der Leyen, me komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Zgjedhjet e përgjithshme dhe reforma gjyqësore, të drejtat themelore do të jenë në fokus të takimit që do të zhvillojë Rama sot në Bruksel, në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Ashtu siç është bërë me dije, në këtë vizitë Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.