• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nga pandemia, tërmeti dhe zgjedhjet e 25 prillit/ ZBARDHET deklarata në Bruksel e Këshillit të Stabilizim-Asociimit

03/03/2021
in Aktualitet
0
Integrimi në BE, Rama takon përfaqësuesit në Bruksel (FOTO)

Bruksel- Sot në Bruksel është zhvilluar takimi i 11-të i i Këshillit të Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë.

Në përfundim të takimit, ky këshill ka dalë me një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se pranohen sfidat e jashtëzakonshme që Shqipërisë i është dashur të përballoje për shkak të pandemisë, por edhe tërmetit.

Në këtë kontekst, Këshilli kujtoi mbështetjen e paprecedentë që BE i ka ofruar Shqipërisë dhe rajonit, me 1.15 miliardë euro mbështetje të donatorëve të mobilizuar nga BE për rimëkëmbjen e tërmetit dhe me mbështetjen e BE për zbutjen e pasojave të pandemisë.

“Kjo e fundit përfshin mbështetjen shëndetësore dhe ekonomike në total prej 3.3 miliardë € për rajonin deri më tani, përfshirë për Shqipërinë 4 milion € për pajisje urgjente mjekësore, mbi 46 milion € për mbështetje socio-ekonomike dhe një kredi 180 milion € ndihmë makro-financiare”, thuhet në deklaratë.

VENDIMI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

Përveç kësaj, Këshilli i Stabilizim Asociimit mirëpriti vendimin historik nga Këshilli i Bashkimit Evropian në Mars 2020 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Këshilli theksoi Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili vlerësoi se Shqipëria rriti përpjekjet e saj dhe dha rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit.

Në deklaratën e përbashkët thuhet gjithashtu se “Këshilli i SA shprehu pritshmërinë për zhvillimin e konferencën e parë ndërqeveritare (IGC) sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të Kornizës Negociuese, dhe në përputhje me kushtet për mbajtjes së saj, siç përcaktohet në konkluzionet e Këshillit të 25 Marsit 2020”

Këshilli i SA rishikoi dhe vuri në dukje progresin në fushat e reformave duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin, respektimin e të drejtave themelore, administratën publike, politikën ekonomike, arsimin dhe punësimin, ndërlidhshmërinë dhe axhendën e gjelbër. Këshilli i SA vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian.

Një theks i veçantë u vu tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (“procesi i vetingut”) si edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, që kanë rifilluar tashmë nga puna. Këshilli i SA vlerësoi pozitivisht se organet e reja të specializuara të Shqipërisë për të luftuar anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar kanë filluar të veprojnë.

U diskutua gjithashtu përparimi në zbatimin e planit të veprimit të Task Forcës së Aksionit Financiar (FATF) për luftën kundër pastrimit të parave. Këshilli i SA theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të reformës, veçanërisht në lidhje me emërimet e gjyqtarëve dhe hetuesve, si dhe procedimin e vazhdueshëm të çështjeve në pritje dhe forcimin e mëtejshëm të historikut të zbatimit të ligjit.

Këshilli i SA shënoi përparimin e bërë në përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë drejtim, Këshilli i SA ra dakord mbi nevojën për ndjekje të mëtejshme të të gjitha aspekteve që përfshihen në rekomandimet e OSBE / ODIHR, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës midis partive politike dhe bashkëpunimi në Parlamentin e Shqipërisë do të jenë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE.

Këshilli i SA vuri në dukje se periudha kalimtare e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfundoi në 31 Mars 2019 dhe se që nga 1 Prilli 2019 Shqipëria është e asociiuar plotësisht me BE.

Këshilli i SA gjithashtu nënvizoi përafrimin e vazhdueshëm 100% të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke vlerësuar se kjo përcjell një sinjal të fortë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit ndaj synimit të saj për anëtarësim në BE dhe shërben si një shembull pozitiv për të gjithë rajonin.

Tags: albanewsbrukselkeshilli i stabilizim asociimit
Previous Post

Java e parë e marsit do të nis me diell, meteorologët njoftojnë: Pranvera do të jetë e ngrohtë

Next Post

“Ca ka nai gjo anej?” Pas konferencës me zyrtarë të BE, Rama publikon foton nga Brukseli

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
“Ca ka nai gjo anej?” Pas konferencës me zyrtarë të BE, Rama publikon foton nga Brukseli

“Ca ka nai gjo anej?” Pas konferencës me zyrtarë të BE, Rama publikon foton nga Brukseli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.