Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar sot se do të shqyrtohet vendimi për vendndodhjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Deklaratat u bënë gjatë takimit me ambasadorin turk Çagri Sakar.
“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.
Në këtë njoftim të VV-së thuhet se ambasadori Sakar ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se Turqia është e interesuar të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.
“Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik”, vijon deklarata.
Më herët lidhur me çështjen reagoi edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që u shpreh se mirëpret vendimin e partitë që Kurtit për të shqyrtuar vendimin e Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem.
Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.
“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.