Greqi- Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihtër që goditi sot Greqinë, ngjalli frikë te qytetarët.
Mediat helene kanë publikuar pamje ku shfaqen njerëz teksa dalin në rrugë pas lëkundjeve. Sizmiologët thanë se lëkundjet u ndjenë shumë pasi zgjatën për një kohë të gjatë.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti u regjistrua 21 km në Jugperëndim të qytetit Tyrnavos me një thellësi fokale prej 10 km.
Goditja e parë u regjistrua rreth orës 12:00 (me orën lokale) dhe është shoqëruar nga një paslëkundje e dytë me magnitudë 4.6 ballë, Rihter.
Tërmeti u ndje në Greqinë Veriore dhe Jugore, veçanërisht në Selanik.
⭕️Video from #Larisa #Greece where an #Earthquake struck pic.twitter.com/CsarvJ8bdQ
— L-Team⭕️ (@L_Team10) March 3, 2021