Gjirokastër- Lideri i VV, Albin Kurti viziton ditën e sotme qytetin e Gjirokastrës, ku zyrtarizoi edhe kandidatin e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 Prillit, Kreshnik Merxhanin.
Kurti deklaroi gjithashtu se ditën e djeshme ka pasur takime me kreun e qeverisë Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
“Sot jemi këtu në Gjirokastër, tek vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim”, – u shpreh Kurti nga Gjirokastra.
Ditën e sotme, Albin Kurti vendosi kurora me lule në shtatoren e Çerçiz Topullit. Më pas ai nderoi Ismail Kadarenë, Rauf Ficon dhe personalitete të tjera që janë nderi i qytetit të UNESCO-s. Kurti vijoi vizitën më tej në Kalanë e Argjirosë.
Albin Kurti gjendet në Shqipëri në kuadër të vizitës së tij 3 ditore në vedn ku do të zyrtarizojë edhe tre emrat e kandidatëve të VV në zgjehjet e 25 prillit. Vizita e parë ishte në qytetin e Lezhës në kuadër të 566- vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, ku prezantoi edhe kandidatin e forcës VV për zgjedhjet e 25 prillit, Iljaz Shehun. Ditën e djeshme Kurti zyrtarizoi kandidatin për kryeqytetin, Boiken Abazi dhe mbajti gjithashtu takime me Metën, Bashën dhe Ramën.