Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se situata me koronavirusin në vend po shkon drejt përmirësimit, pasi sipas tij, ka pasur rënie të shifrave në ditët e para të marsit.
Mes të tjerash, Brataj foli dhe për pacientët që kurohen në shtëpi dhe nuk pranojnë të shtrohen në spital, duke iu thënë se nëse gjendja e tyre përkeqësohet, duhet t’i drejtohen spitalit. Sipas tij, nuk është e rëndësishme që pacientit t’i vihen dy apo më shumë bombola oksigjeni në shtëpi, por ka shumë rëndësi mënyra se si jepet oksigjeni.
Situata për fat të mirë është e qëndrueshme, që nuk ka rritje të numrave, përkundrazi ka ulje të lehtë. Sot numri i shtrimeve në spital ka zbritur te 600. Sido që vjen situata, që nuk ka pse i fshihet politikanëve, analistëve, specialistëve, etj, një pacient që përkeqësohet në shtëpi, vjen gjithmonë drejt spitalit. Ndodh shumë që vijnë vonë në spital.