Dy raste të infektuar me mutacionet e reja të COVID janë zbuluar ditën e sotme në Atikë të Greqisë duke ngritur alarm te autoritetet shëndetësore.
Mediat greke raportojnë se dy rastet e reja janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit.
Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se variantet e reja e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.
Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet e COVID, autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.