Pak ditë më parë Greqia u godit nga një termet me madhësi 5,9 i shkallës Rihter.
Mediat greke shkruajnë se ditën e sotme ka humbur jetën një i moshuar 83-vjeç, i cili pas goditjes së vendit nga tërmeti u transportua në spital nga ekipet e shpëtimit, por që nuk mundi t’i shpëtojë plagëve.
83-vjeçari Christos Gekas dhe gruaja e tij ndodheshin në banesë momentin që ra tërmeti, i cili u shkatërroi plotësisht shtëpinë.