Maqedonia e Veriut ka pritur dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori i Rusisë, Sergej Bazdnikin së bashku pritën në aeroportin e Shkupit 3 mijë dozat e para.
Tashmë Maqedonia e Veriut pas vaksinës kineze, ka në përdorim edhe vaksinën ruse për aksionin e vaksinimit.
Nga Rusia pritet t’i vijnë edhe 197 mijë doza të tjera të vaksinës anti-Covid.