Dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar për shitje të lëndëve narkotike janë dënuar ditën e sotme në Itali.
Ilgiorno shkruan se shqiptari me iniciale O.D 27 vjeç u dënua nga Gjykata e Pavias me 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa vëllai me iniciale F.D 30 vjeç u dënua me 2 vite dhe 6 muaj.
Ata u arrestuan në vitin 2020 në qendrën tregtare Bennet në San Martino Siccomario. Një nga këta vëllezërit është me aftësi të kufijzuara dhe shiste drogën me karrocë ndërsa vëllai i tij shpërndante kokainë me biçikletë, në mënyrë që mos të ngjallnin dyshime.
Nga kërkimet në shtëpitë e tyre u gjetën dy celularë si dhe 3, 990 euro të fituara nga shitja e kokainës.