Covid-19 vijon të shënojë shifra të larta në rajon. Nga raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut mësohet se në 24 orët e fundit janë 20 viktima nga koronavirusi. Po ashtu në njoftimin e ministrisë thuhet se nga hetimi epidemiologjik janë zbuluar 1.031 të raste të reja.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në qytetin e Shkupit, i cili numëron gjithsej 492 raste. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për rritjen e numrit të personave të shtruar në spitale. Gjithsej 55 pacientë me komplikime të COVID-19 janë shtruar në spitalet në Shkup në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej 406 pacientë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit.