Maqedonia e Veriut është mes vendeve të shumta që kërkojnë lirimin e të Alexei Navalny.
Autoritet maqedonase kanë nëshkruar një deklaratë të përbashkët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ku bën thirrje Federatës Ruse për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Alexei Navalny dhe të gjithë personave të privuar në mënyrë të paligjshme ose arbitrare nga liria.
Deklarata, e nënshkruar nga 45 vende të tjera, shpreh shqetësim në lidhje me përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Federatën Ruse.
“Arrestimi dhe dënimi i Navalny u bazua në një vendim të mëparshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që ishte arbitrar dhe qartë i paarsyeshëm”, u tha në deklaratën e nënshkruar gjatë seancës së 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, cituar nga disa media në rajon.
Vendet nënshkruese janë gjithashtu të shqetësuara për numrin e madh të arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetje për Navalny në shumë qytete ruse.